Në fushën e plehrave në Korçë, si mbijetojnë qindra familje

Janë me qindra familjet e varfra në Korçë që ushqehen duke mbledhur materiale të riciklueshme. Pavarësisht rrezikshmërisë që paraqet për shëndetin kjo punë, që nga fëmijët e deri te gjyshërit e tyre, gërmojnë në malet e plehrave për të gjetur kanaçe apo shishe plastike. Kjo është mënyra e vetme për jetesën e tyre edhe pse e dinë rrezikshmërinë. Ata thonë se shumë prej atyre që kanë punuar së bashku kanë vdekur në moshë të re.
"Me këto jetojmë. Mbledhim ndonjë kanaçe,ndonjë hekur, çfarë mund të ketë këtu te mbeturinat. Të paktën të sigurojmë bukën",-thotë një djalë që nuk dëshiron të identifikohet.
"Mblodha disa kapaçka, çfarë të bëjmë, nxjerrim bukën. Jetojmë shumë keq. Edhe unë detyrohem të mbledh kapaçka, i shes e marr bukë për fëmijët",-thotë një e moshuar.
"Të gjithë këta vëllezër që banojnë këtu, jetojmë si mos më keq. Gërmojmë te mbeturinat dhe sigurojmë 2-3 mijë lekë. Nuk mjaftojnë, por çtë bësh? Të shkosh të vjedhësh?",-thotë një burrë.
Në hyrje të fushës së plehrave në Korçë, që shtrihet në një sipërfaqe prej 13 hektarësh është vendosur një tabelë, që tregon se nga 1 korriku deri në 15 gusht do të kryhen punime për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe atyre të punës, në fushat e depozitimit të mbetjeve. Por ata që çdo ditë sigurojnë ushqimin në këtë vend shprehen skeptikë se investimi në vlerën e 119 mijë eurove do të ndryshojë diçka në vendin e tyre të punës.
Albanian Screen
Add new comment