Muzika në krizë, nuk ka krijimtari simfonike e opera

Muzika e mirëfilltë shqiptare është në krizë prej shumë kohësh. Mes furtunës që kanë shkaktuar muzika dhe këngët komerciale, krijimtaria muzikore për orkestër, ajo simfonike, balete, apo opera, pothuaj nuk ekziston. Sipas dirigjentit të njohur Bujar Llapaj sot muzikantët nuk kanë arsye të krijojnë.
"Nuk është ajo që duhet të pritej. Dikur ishte shteti që i nxiste, paguante, kishte ditë festivalesh, siç ishin 'Dekadat e majit'. Kur mbështetja e shtetit ra me sistemin komunist, këto mekanizma u gjendën bosh, krijimi i këtyre mekanizmave për të nxitur krijimtarinë", thotë dirigjenti Bujar Llapaj.
Sipas Llapaj, mekanizmat për të nxitur krijimtarinë e mirëfilltë muzikore mund të krijohen edhe duke rikthyer disa festivale. "Është puna që organizata qoftë dhe private, të vazhdojnë të gjejnë financime dhe nga privatët dhe të porostin vepra, qoftë dhe radiotelevizioni, qoftë opera, dhe nuk është e thënë vetëm me fondet shtetërore. Duhet të ketë politika të tilla të organizimit të festivaleve dhe të institucioneve. Për shembull, duhet të rikthehet në një farë mënyrë ca festivale, po unë nuk jam duke njohur dhe më shumë, që gjithçka të jetë shtetërore", thotë Llapaj.
Kohët e fundit Ministria e Kulturës shpalli një konkurs kombëtar për krijimin e veprave koncertale, opera apo balet me qëllim realizmin e tyre në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Deri tani veprat e ngjitura në skenën e Teatrit të Operas kanë qënë përgjithësisht pjesë e arkivit të para viteve '90. Albanian Screen
Comments
ka me shume se 20 vjet qe
<p> </p><div>ka me shume se 20 vjet qe ne shqiperi nuk shkruhet asnje opera per skbeun apo per brigaden e 35 sulmuese, asnje simfoni me frymezim nga lufta e 2-te iliro-romake dhe asnje uverture per doren e trete te nitratit. </div><div> </div><div>Keto na lane mbrapa....</div>
Add new comment