Masat shtrënguese ekonomike, policët protesta në Spanjë

Masat shtrënguese ekonomike në Spanjë nuk kanë kursyer as policët e këtij vendi, të cilët kanë dalë në protestë në Madrid. Rreth 100 oficerë policie kundërshtuan masat e kursimit të qeverisë së Mariano Rahoit, sipas të cilave parashikohet reduktimi i pagës së 13-të, të cilën punonjësit e marrin në fund të vitit.
“Po protestojmë kundër politikave të qeverisë aktuale’ u shpreh një prej policëve, i cili zakonisht ruan rendin publik në raste demostratash të dhunshme.
Sipas tij këto masa ekonomike e kishin detyruar edhe atë së bashku me kolëget e tij që të dilnin në protestë. Krerët e sindikatës së policisë deklaruan se këto masa do të dëmtojnë rëndë përpjekjet e tyre për të luftuar krimin.
Ballkanweb.com
Add new comment