Lotaria, AK protestë para Financave: Mos shisni pasurinë kombëtare!

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot paradite një protestë para MInistrisë së Financave në shenjë kundërshtie ndaj procesit për tenderimin e Lotarisë Kombëtare.
Sipas AK, tenderi është pasqyrë e qartë e korrupsionit. AK ka akuzuar qeverinë shqiptare se po bën korrupsion me asetet kombëtare, duke shtuar se pasuritë kombëtare nuk mund t’i shiten sektorit privat.
“Tenderi është korrupsion me asetet kombëtare, qeveria vazhdon tradhtitë me pasuritë e vendit duke shitur pasuritë kombëtare”.
Duke i konsideruar të gjithë ministrat e Berishës, si bixhozxhinj, AK e ka cilësuar ministrin e Financave, si fantin spathi të qeverisë.
“Qeveria ka ministra bixhozxhinj, Ridvan Bode, është fanti spathi i qeverisë”, thanë përfaqësues të AK sot në protestën para Ministrisë së Financave.
AK theksoi se lotaritë nuk mund të administrohen as nga PD as nga PD, ndërsa shtoi se me ardhjen në pushtet, AK do të bëjë cmos që të shtetëzojë pasuritë kombëtare të shitura.
Ballkanweb.com
Add new comment