Lirohen komandot që denoncuan skandalin me kontingjentin e Afganistanit

Postuar në 12 Janar, 2013 02:58

 

Pas denoncimit në gazetën Shekulli të disa ushtarakëve, emrat e të cilëve u zëvendësuan një ditë para se grupi i misionit të nisej për Afganistan, Ministria e Mbrojtjes ka liruar 9 efektivë të forcave komando mes tyre edhe 4 ushtarët, të cilët u hoqën nga lista e misionit në Afganistan.

Ka qenë vetë gjenerali Zyber Dushku që ka lexuar urdhrat në prani të të gjithë efektivëve të forcave komando dhe shefit të personelit të kësaj force, B.Nuredini, dhe shefit të operacionit, Sh.Shllaku.

Sipas këtij urdhri, lirimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë falsifikuar  dokumentacionin e shkollës së mesme.

Gjithashtu, siç shkruhet edhe në gazetën Shekulli, Ministria e Mbrojtjes e ka pranuar faktin e zëvendësimit të emrave në listë në momentet e fundit, me pretendimin se kishin marrë informacion se dokumentet i kishin të falsifikuara.

Ndërkohë ata nuk janë prononcuar për faktin se dy nga efektivët që janë vendosur në momentin e fundit në listën për të vajtur në Afganistan janë të dëmtuar dhe pa stërvitje.

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.