Lihen në burg 6 trafikantët sot priten para gjykatës 8 të tjerët

Mbeten në burg 6 trafikantët që dërguan në SHBA në mënyrë të paligjshme rreth 80 persona nga zona e Malësisë së Madhe. Seanca është zhvilluar pasditën e djeshme në Gjykatës e Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur të lerë në burg shtetasit Fatmir Bakalli, Pashko Nilajburg, Prël Nica, Ali Metvelaj, Gjergj Martinaj dhe Filip Kërtunga.
Gjatë seancës gjyqësore ata kanë pohuar se nuk kishin kryer asnjë krim por vetëm kishin ndihmuar njerës për të shkuar në Amerikë ku kishin familjarët. Sipas prokurorisë pjesa tjetër e grupit do dalë para gjykatës, ditën e sotme.
Për çmontimin e këtij grupi prokuroria ka bashkëpunuar dhe me Zyrën e Shërbimit të Sigurisë diplomatike në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, duke bërë arrestimin e plot 15 personave dhe një shtetas tjetër është shpallur në kërkim. Ky person ndodhet në SHBA dhe sipas prokurorisë, sapo të arrestohet do kërkohet ekstradimi i tij. Burime pranë prokurorisë i thanë gazetës “Shqiptarja.com” në total grupi kriminal ka dërguar 80 shqiptarë.
Grupi është mbajtur në vëzhgim për pesë muaj me rradhë, dhe se një moment është menduar të futur si e infiltruar një agjente policie. Kjo metodë nuk është çuar deri në fund pasi hetuesit nuk arrinin të jepnin besimin e tyre tek trafikantët.
Add new comment