Lezhë, goditen dy grupe grabitësish, në pranga 5 të mitur.

Policia e Lezhës ka arrestuar pesë të mitur, të moshës nga 15-17 vjeç.
Të dyshuarit janë arrestuar pasi akuzohen se janë pjesë e dy grupeve të cilin kryenin vjedhje në këtë qytet.
Sipas policisë janë arrestuar Ronaldo Dedgjonaj, Redon Ismaili, Elvi Kumaraku nga 17 vjeç, Amarildo Gjergjaj 16 vjeç dhe Andrea Prendi 15 vjeç.
Pesë të miturit akuzohen për vjedhje në një supermarket dhe në disa banesa në zona të ndryshme të qytetit.
Te miturit kanë qenë të dënuar edhe më parë për veprat penale të vjedhjes dhe shpërndarjes së drogës.
Add new comment