Lazarat, sekuestrohen 321 kilogramë drogë

GJIROKASTËR –Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një sasi prej 321 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë, që transportohej nga Lazarati.
Sipas policisë makina tip “Rrange Rover” që kryente transportimin e drogës ishte i shoqëruar nga dy autovetura të tjera, të cilat kanë shpërthyer postobllokun e policisë në zonën e "Ujit të ftohtë" duke rrezikuar jetën e policëve.
Ndjekja e policisë ka filluar nga Gjirokastra deri në fshatin Luzat, ku dy automjetet janë larguar. Shoferi i mjetit me drogë ka braktisur makinën në fushat e fshatit Luzat dhe është larguar, pasi është hedhur në lumin Vjosë dhe me not ka kaluar në anën tjetër të lumit.
Në dalje të Tepelenës drejtuesi i një nga mjeteve shoqëruese ka braktisur mjetin tip "Mercedez Benz" me targa false dhe është larguar. Policia e Gjirokastrës njofton se po vijon ndjekja e makinës së tretë që shoqëronte automjetin me 321 kg lëndë narkotike.
SHEKULLI
Add new comment