LAJM I FUNDIT/ Banorët e lagjes përzënë ‘protestuesit’ e PD. Xhaxhai i Linda Bashës: Kjo është shtëpia ime

(E PLOTESUAR)- Një grup i vogël protestuesish, të organizuar nga Partia Demokratike, kanë mbërritur sot përpara godinës së denoncuar nga kjo seli si pronë e Linda Bashës, bashkëshorte e Edi Ramës.
Gazetari ynë në terren raporton se jo më shumë se 10 militantë të PD, mes së cilëve spikasnin disa punonjës të Bashkisë dhe disa ministrive, tentuan të protestonin duke lexuar një deklaratë të parapërgatitur. Personi që ka lexuar deklaratën ka pretenduar të jetë një banor i lagjes, por në ato momente kanë reaguar dhjetëra fqinjë dhe banorë autoktonë të lagjes tiranase, të cilët jo vetëm që kanë demaskuar punonjësit e Bashkisë dhe ministrive, por edhe i dëbuan ata nga lagja.
Hasan Basha, pronari i banesës, para së cilës ndodhi protesta, teksa ka parë përfaqësuesit e medias ka thënë shkurtimisht për ta: “Unë jam pronari i kësaj toke dhe kësaj banese, të cilën e kemi marrë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe që e disponojmë me të gjitha dokumentet përkatëse. Në vitin 2006 se bashku me djalin e vëllait tim kemi marrë lejen e në këto vite kemi ndërtuar këtë banesë. Disponoj të gjitha dokumentet ligjore që e vërtetojnë këtë dhe ju si pjesëtarë të mediave mund edhe të pyesni banorët e lagjes për këtë”.
I pyetur nga gazetarët për Linda Bashën, pronari i ligjshëm i banesës ka vijuar: “Linda Basha është mbesa ime, por kjo pronë është prona ime dhe e nipit tim dhe Linda Basha nuk ka asnjë lidhje me këtë pronë.”
Ajo çka bie në sy është se banesa së cilës Partia Demokratike i referohet si pallat gjashtëkatësh, nuk është asgjë tjetër veçse një banese tiranase me tre kate dhe një papafingo, e ngritur në truallin e familjes Basha, aty ku dikur gjendej shtëpia e gjyshit të Linda Ramës.
TEMA
Add new comment