Kursimet, protestat bllokojnë qendrën e Madridit

Postuar në 16 Korrik, 2012 06:36

Në Spanjë vazhdojnë demonstratat spontane kundër masave të kursimit. Një protestë e paautorizuar ka  bllokuar qendrën e Madridit për të tretën ditë radhazi. Disa mijëra nëpunës civilë të të gjithë sektorëve, duke përfshirë dhe policë e zjarrfikës, vërshuan në rrugët e kryeqytetit. Demonstruesit ishin të vendosur të kalonin natën jashtë Parlamentit, ku të mërkurën qeveria njoftoi se planin e ashpër të kursimeve me vlerë 65 miliardë euro. 

Rritja e TVSH-së, eliminimi i rrogës së trembëdhjetë dhe reduktimi i përfitimeve të papunësisë janë masat e kundërshtuara që sipas protestuesve do të zhysin spanjollët në varfëri. "Spanja është në një situatë të vështirë, por zgjidhja nuk vjen vetëm nga nëpunësit civilë. Gjithkush duhet të marrë pjesë. Amnisti fiskale për ata që më kanë vjedhur, që më kanë ulur rrogën tre here, çdo të thotë kjo",-tha Raul Perez, zjarrfikës. 

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta në mbarë vendin për më 19 korrik, kundër paketës së fundit të shkurtimeve të propozuar nga qeveria.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.