Kujtohen viktimat e katastrofës së Çernobilit

Postuar në 26 Prill, 2012 05:33

 

Banorët e Slavutych në Ukrainë u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit për të kujtuar viktimat e katastrofës me të rëndë bërthamore në histori. Slavutych ndodhet rreth 50 kilometra larg Çernobilit, ku reaktori numër 4 shpërtheu më 26 prill1986, duke çliruar sasi të mëdha rrezatimi në atmosferë. Qyteti u ndërtua pas 1986 pas evakuimit të Prypiat, ku ndodhej reaktori i dëmtuar.
 Dhjetra njerëz kanë vdekur në tre muaj pas katastrofës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), por pasojat e mëvonshme në shëndetin e njerëzve që jetonin në rrugën e rrezatimit të  mbetet i panjohur. Perveç 64 viktimave të shpërthimit, mijëra  u sëmurën pas përhapjes së  resë toksike në ajër. 
 Me qirinj dhe fenerë të udhëhequr nga një prift lokal mijëra banorë vendosën qirinj dhe lule pranë memorialit që nderon viktimat. Edhe sot, aty ku ka pasur një central bërthamor, qëndron një armik i rrezikshëm. Në një guaskë betoni janë varrosur 200 ton materiale shumë radioaktive. 
 Më 15 dhjetor 2000, i fundit i reaktorëve të  Çernobilit është mbyllur dhe ka filluar çmontimi i tij një proces që pritet të zgjasë disa dekada. Punimet për të zëvendësuar "sarkofagun" e dëmtuar rreth reaktorit 4 duhet të përfundojnë nga mesi i 2014.Kostoja e këtij projekti është vlerësuar në SHBA 2 milion dollarë. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.