Kryqi i Kuq: Mijëra të pastrehë në rrezik nga i ftohti në Evropë

Postuar në 03 Shkurt, 2012 04:17

 Mijëra persona të pastrehë janë të kërcënuar nga vala e të ftohtit që ka përfshirë Evropën, theksoi sot Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq duke shtuar se 80 persona kanë humbur jetën nga i ftohti në Poloni dhe Ukrainë. 
"Edhe pse ne jemi mësuar me dimër të ashpër në këtë pjesë të botës, kjo valë e të ftohtit erdhi pas një dimri të butë. Të pastrehët nuk kanë qenë të përgatitur. At nuk janë të informuar me parashikimet e motit'', theksoi përfaqësuesi i Federatës për Bjellorusinë dhe Ukrainën, Zlatko Kovac, cituar në një komunikatë. 
''Federata po mobilizohet për t'iu përgjigjur të gjitha kërkesave të asistencës në zonat e prekura'', konfirmoi shefi i operacioneve për Evropën, Evgeny Parfenov. 

''Në Bjellorusi spitalet një fluks të kosniderueshëm personash, të cilët vuanin nga hipotermia. Të paktën 47 të vdekur janë regjitruar në Ukrainë nga moti i ftohtë'', shton komunikata. 

Vala e të ftohtit, me temperatura deri në -30 gradë Celsius, ka prekur të gjithë Evropën qendrore dhe lindore. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.