Kryeministri grek në NYT: Bëj punën më të vështirë në botë

Postuar në 29 Shtator, 2012 05:02

Optimist se Greqia do të ketë sukses, por vetëm nëse Evropa do ta ndihmojë atë, u shfaq kryeministri Antonis Samaras tha në një intervistë në gazetën New York Times. 

"Ne do të ndryshojmë, por në të njëjtën kohë, duhet të na ndihmoni", tha Antonis Samaras, duke shtuar se "skenari alternativ mund të jetë fundi i Greqisë". 

Samaras thekson se të jesh kryeministër i Greqisë në këto momente, nuk është aspak diçka e bukur. "Dini ndonjë që do të mund të ishte i lumtur, nëse do të ishte Kryeministër në Greqi?" pyeti. "Është puna më e vështirë në botë, është thjesht vuajtje, dhimbje", tha ai. Samaras pohoi gjithashtu se e enjtja e kaluar ishte një nga ditët më të gëzuara nga koha kur ai u bë Kryeministër, pasi qeveria ra dakord mbi akset kryesore të veprimit. 

Kryeministri grek siguroi se "nuk ka absolutisht asnjë rrezik që Greqia të dalë nga euro", megjithatë, shtoi se kushtet për të qëndruar në eurozonë kanë kosto të madhe politike dhe ekonomike. "Ka shpresë. Kjo është e vetmja gjë që unë mund të ofroj, ndaj qytetarët grekë duhet të mbajnë besimin e tyre", tha Samaras. 

Në një javë, ku protestat e dhunshme kundër masave shtrënguese shpërthyen në Greqi, Spanjë e Portugali, Samaras paralajmëroi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë më shumë vëmendje për këtë fenomen të ri social që ka prekur Evropën. "Eshtë produkt i kësaj krize të madhe dhe recesionit ku ndodhemi, i cili duhet të jetë një këmbanë alarmi për partnerët tanë dhe të botës perëndimore; ata duhet të kuptojnë se nëse kjo po ndodh sot në Greqi dhe Spanjë, nesër do të ndodhë në vendet e tjera", theksoi kryeministri grek. 

Duke iu referuar emigracionit, Samaras tha New York Times, se Greqia pranon një numër të madh të emigrantëve të paligjshëm, gjë që shkakton probleme serioze në shoqërinë greke.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.