Kroacia hyn në recesion

Kroacia ka hyrë sërish në recesion. Ekspertët e Institutit Ekonomik në Zagreb vlerësojnë se këtë vit Prodhimi i Brendshem Bruto do të bjerw edhe me një për qind. Tendencat më të favorshme në eurozonë dhe efektet e para të reformave të ndërmarra në ekonominë kroate, sipas Institutit Ekonomik, do të mundësojnë një rimëkëmbje të lehtë në vitin 2013 me njw rritje të GDP-së prej 1.2 për qind.
Treguesit mujor të trendeve të fillimit të këtij viti tregojnë një reduktim të mëtejshëm në eksport, prodhim industrial, tregtinë me pakicë dhe ne sektorin e ndërtimit, që në thelb ka rritur normën e papunësisë, ndërsa, ekonomia kroate përsëri ka hyrë në recesion, thonë analistët kroatë Albanian Screen
Add new comment