Korçë, sot gjyqi për të arratisurit nga "Drenova" nën masa të rrepta sigurie.

Postuar në 21 Maj, 2014 09:29

Mesditën e sotme, në gjykatën e rrethit të Korçës është zhvilluar gjyqi ndaj 7 të arratisurve  nga burgu i Drenovës më 23 nëntor 2013 dhe 5 personave  të tjerë që i ndihmuan ata. Në seancën gjyqësore që u zhvillua nën masa shumë të rrepta sigurie, u vendos shtyrja e saj për në datën 4 qershor për shkak të mungesës së tre prej të akuzuarve apo avokatëve të tyre.

Katër të arratisurit që u kapën në Shqipëri janë Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi; ata nuk ishin të pranishëm në seancë dhe u përfaqësuan vetëm nga avokatët.

Tre të arratisurit e tjerë, që u kapën në Greqi: Gëzim Toma, Reiz Haxhiraj dhe Eduard Lulo, do të trajtohen në një seancë tjetër, pasi çështja e tyre është ndarë.

Përveç 7 të arratisurve nga burgu i Drenovës, janë edhe 5 persona të tjerë nën gjykim si bashkëpunëtorë të tyre në arratisje apo fshehje.  Ata janë: Olsian Maçi, Albi Mcimi, Ervis Lami, Alfred Qefalia e Bledjan Deda.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, Julian Kriston, seanca e sotme u shty për në datën 4 qershor pasi një prej të arratisurve, Artur Gora nuk është njoftuar për gjyqin. Përveç kësaj, mungonte edhe njeri prej bashkëpunëtorëve të akuzuar si dhe njeri prej avokatëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.