Konflikti për emrin, Greqia akuza Maqedonisë

Greqia akuzoi Maqedoninë për "shtrembërim të realitetit" dhe kundërproduktivitetin e qasjes në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e shtetit fqinj. Ka qenë ky fokusi i fjalës së mbajtur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara nga ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopoulos i cili foli njeheresh dhe per Qipron e krizën e euros. Mosmarrëveshja lindi menjëherë pas shpërbërjes së ish- Jugosllavizë në vitin 1991 kur republika fqinje adoptoi një emër që sipas Athinës zyrtare shpreh ambicie territoriale ndaj krahinës së saj veriore të Maqedonisë.
Si rezultat, Greqia po bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, si dhe në Bashkimin Evropian, deri në gjetjen e një zgjidhjeje e bisedimet janë zbvarritur për gati 20 vjet.
"Të shtrembërosh realitetin përballë komunitetit ndërkombëtar duke përdorur retorikën e shekullit XIX ne shekullin e XXI është kundër-produktive dhe nuk do të na çojë askund. Populizmi dhe nacionalizmi mbetet përzierja më e keqe e mundshme për promovimin e interesave kombëtare dhe për garantimin e stabilitetit në rajonim tonë. Greqia beson se zgjidhja qëndron në një marrëveshje të drejtë: një emër me përcaktim gjeografik, pasi Maqedonia është një rajon gjeografik që shtrihet në territoret e tri shteteve, pjesa më e madhe në Greqi dhe pastaj Bullgari dhe Maqedoni. Dhe sigurisht ky emër duhet të përdoret në raport me gjithsecilin shtet pa i privuar të drejtat ligjore askujt"- tha Avramopoulos
Avramopulos adresoi dhe çështjen e Qipros që mban ende peng mardhëniet diplomatike mes Greqisë e Turqisë e që është ritheksuar pas zbulimit e gazit natyror në Mesdheun lindor. Qipriotët grekë raportuan të parët zbulimin e rezervave të mëdha në dhjetor 2011, ndërsa Turqia nisi shpimet në breg në Qipron veriore në prill. Së fundi, ministri grek adresoi klimën aktuale financiare, duke thënë se kjo nuk ishte vetëm një krizë greke apo një krizë e euros.
"Është e qartë se kjo krizë nuk është vetëm grek ose europiane. Ekonomitë janë të ndërthurura dhe Ndërkombëtare andaj njëher4esh kjo është një krizë globale. Në këtë kuadër kemi nevojë për të shqyrtuar masat që synojnë rritje gjithpërfshirëse dhe krijim të vendeve të reja të punës në mënyrë që të reduktohet impakti social i Krizës"- tha Avramopoulos.
Udhëheqësit politikë grekë në parim një ditë më parë ranë dakord për një paketë të ashpër kursimesh me vlerë 12 miliard euro, pavarësisht rezervave mbi pagave dhe pensionet duke e sjellë Athinën më pranë një marrëveshje përfundimtare mbi planin e polemizuar. Albanian Screen
Add new comment