Koleksionet e pavarësisë, ekspozitë për 100-vjetorin në Korçë

Postuar në 08 Korrik, 2012 06:36

Rrugëtimi i shtetit shqiptar nga shpallja e pavarësisë e deri në ditët e sotme është sjellë nëpërmjet një ekspozite nga shoqata e  koleksionistëve shqiptarë në Korçë, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Shtatë koleksionistë janë bashkuar nën idenë e përbashkët duke sjellë për artdashësit nëpërmjet pullave, kartolinave, librave dhe sendeve të tjera dëshmi të pavarësisë së vendit. Këndi më i veçantë që ka shfaqur interes tek artdashësit ka qënë ai i pullave të periudhës 1944 të prodhuara nga SHBA, ku flamuri Shqiptar paraqitej me formën e yllit.

"Këtu do të shikoni që prioritet zënë flamuri-simboli i kombit, shqiponja në filatelinë shqiptare edhe sidomos në kartolina",-thotë filatelisti, Kristaq Jorgji. 

"Në 100-vjetorin e pavarësisë, koleksionistët shqiptarë vijnë krenarë dhe me një traditë që është për t'u përgëzuar. Gjithë kohën, filatelia shqiptare është përshkuar nga elementët e traditës së simboleve kombëtare",-shprehet koleksionisti, Bajram Peçi. 

Në ditën e parë të çeljes së saj, ekspozita me objekte të viteve të pavarësisë së vendit ka shënuar një numër rekord vizitorësh. Ajo do të qëndrojë e hapur për publikun për pesë ditë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.