Kërkojnë strehim, romët ‘pushtojnë’ Avokatin e Popullit

Dhjetra persona, shumica gra e fëmijë të mitur nga komuniteti rom kane ngritur cadrat ne ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Qëllimi eshte gjetja e një mënyre për strehimin e tyre sepse që nga djegia e barakave të tyre tek Stacioni i Trenit e kanë të pamundur të ngrejnë cadra diku tjetër pasi tokave u ka dalë pronari.
Ka qenë ora 10: 30 minuta kur rreth disa romë, burra, gra e fëmijë të hipur në kamionçina të vogla janë parë sot paradite të hyjnë në ambientet e institucionit të Avokatit të Popullit. Romët ngritën cadra dhe theksuan se ky do të jetë strehimi i tyre derisa Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale t’u sigurojë strehim.
“Kemi fëmijë të vegjë, shumica janë sëmurë, nga i ftohti sepse ne jemi strehuar gjatë gjithë kësaj kohe ku të mundeshim. Na dogjën shtëpitë, gjetëm një strehim tjetër, aty na përzunë, pasi toka kishte pronar. Drejtoritë në Ministrinë e Punës na kanë mbyllur derën. Kërkojmë zgjidhje”, shprehet një prej romëve.
Romët janë shprehur të zhgenjyer nga premtimet e pambajtura të Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale për sistemimin e 48 familjeve rome në banesa sociale në zonën e Sharrës.
Nisma e sotme vjen pas premtimit që Avokati i Popullit, Igli Totozani dha një ditë më parë se, nëse nuk gjendet zgjidhja për 15 familjet rome që i ka përzënë pronari i tokës, në Babrru do i strehojë në oborrin e institucionit që ai drejton, ata kanë marrë plaçkat dhe janë transferuar te Avokati i Popullit.
Më 30 janar, Avokati i Popullit, Igli Totozani vizitoi familjet rome të cilat u dëbuan me dhunë 10 muaj më parë nga kasollet tek ish-Stacioni i Trenit.
Përfaqësues të komunitetit kërkuan nga Totozani mbështetje, pasi afati që u vendosi pronari i tokës ku janë vendosur cadrat për largim do të ishte, data 1 Shkur.
Nga ana e tij Avokati i Popullit garantoi mbështetje maksimale si dhe premtoi se do ta ngrinte cështjen në organet më të larta të qeverisjes vendore dhe qëndrore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.
Ballkanweb.com
Add new comment