Japonia fik reaktorin e fundit atomik

Japonia po fik reaktorin e fundit bërthamor që është në funksion, si pjesë e planit të sigurisë të hartuar pas tsunamit të marsit të vitit të kaluar, që dëmtoi rëndë impiantin e Fukushimës.
Reaktori i tretë tek impianti Tomari, në prefekturën e Hokaidos, po fiket për disa punime rutinë që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen.
Fikja e reaktorit të fundit e lë Japoninë pa energji nga impiantet atomike, për herë të parë në më shumë se 40 vjet. Deri vitin e kaluar, Japonia siguronte 30 për qind të energjisë elektrike nga energjia bërthamore.
Qindra persona marshuan në rrugët e Tokios, duke valëvitur flamuj për të festuar atë që ata shpresojnë të jetë fundi i energjisë bërthamore në Japoni.
top-channel.tv
Add new comment