Itali, protesta të dhunshme anti-krizë

Postuar në 05 Tetor, 2012 13:41

 

Gjithmonë e më shumë Roma po ngjason me rrugët e Athinës për shkak të protestave kundër masave anti-krizë të qeverisë së Mario Montit.  Qindra të rinj, shumica studentë, dolën në rrugët e kryeqytetit italian me moton “Të rimarrim qytetin”. Protesta, e parashikuar fillimisht paqësore, u pasua nga përleshje të dhunshme me policinë kur të rinjtë e grumbulluar nisën aktet vandale nëpër rrugë duke tentuar të djegin goma e makina si dhe të thyejnë xhamat e dyqaneve. Forcat e sigurisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë turmën. Dhjetra të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve nga 15 deri në 18 vjeç u arrestuan për t’u lënë të lirë vetëm pas verifikimeve të nevojshme.   top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.