Itali, parlamenti kalon reformën mbi punësimin

Postuar në 28 Qershor, 2012 03:56

 

Parlamenti italian ka miratuar reformën mbi punësimin i cili do të lehtësojë ligjet e ashpra në këtë sektor. Vendimi përmirëson pozitën e kryeministrit italian, Mario Monti i cili i është drejtuar Brukselit, ku do të marrë pjesë në samitin dyditor. 

Legjislacioni në fjalë, sipas kritikëve është shumë i diskutueshëm dhe e bën pushimin nga puna shumë më të thjeshtë. Jashtë parlamentit në Romë, ishin mbledhur qindra njerëz të cilët kundërshtojnë ndryshimet. "Nuk jemi ne që duhet të mbajmë përgjegjësi, por ne po e paguajmë gjithë këtë. Bankat dhe ata që punojnë në sektorin financiar nuk janë prekur",-tha një protestues.

"Një greve e përgjithshme duhet të organizohet pa asnjë vonesë, sepse me këtë reformë shumë njerëz do të humbin vendin e tyre të punës",- u shpreh një tjetër. Ligji i ri i cili është një përpjekje ëpr ta bërë tregun e punës më konkurrues është një kusht i kërkuar nga Banka Qëndrore Europiane në këmbim të blerjes së bonove qeveritare. 

 

Albanian Screen
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.