INUK, vazhdon kontrollet në vend 40 gjoba me vlerë 21.3 milionë lek.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka publikuar, ditën e sotme, të dhënat mbi inspektimet në rezervat ujore-minerare dhe për produktet e ndërtimit, për periudhën 1 Shtator - 20 Tetor të këtij viti. Deri më tani nga ky inspektoriat janë kontrolluar 122 subjekte private, me pasojë gjobitjen e 40 prej tyre, me një vlerë totale prej 21.3 milionë lekësh.
Në fushën e rezervave ujore kontrollet në fjalë janë kryer nga Sektori i Inspektimit të Rezervave Ujore e Minerare. Si rezultat, nga ky sektor, janë kontrolluar 30 subjekte që kryenin aktivitet në basenet e lumenjve Vjosë dhe Shkumbin. Gjatë inspektimeve u janë konstatuar parregullsi 10 subjekteve, me pasojë gjobitjen e tyre, me një vlerë totale prej 20 milionë lekësh.
Ndërsa për produktet e ndërtimit janë kontrolluar 92 subjekte, që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Tiranës, nga ana Sektorit të Inspektimit të Produkteve të Ndërtimit. Ky sektor i INUK ka konstatuar 7 subjekte me parregullsi të ndryshe, duke gjobitur këto të fundit me një vlerë totale prej 1.3 milionë lekësh.
Add new comment