INSTAT: Vetëm 26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat

26.4% e ndërmarrjeve menaxhohen nga femrat. Shifra konfirmohet nga Instituti i Statistikave, i cili bëri publik sot prezantimin e të dhënave të regjistrimit për ndërmarrjet jo bujqësore.
Në konferencën për mediat, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja duke iu referuar të dhënave të mbledhura, theksoi se 50% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara janë krijuar në vitet 2005-2009 dhe gjysma e tyre janë të përqendruara në Tiranë- Durrës.
“Theksoj se 26% e tyre menaxhohen nga femrat që drejtojnë 50% të ndërmarrjeve me aktivitet tregtar. Ndërkohë që duhet nënvizuar se ekonomia jonë është e drejtuar drejt shërbimeve”- deklaroi Nurja.
Nurja deklaroi se pas këtij regjistrimi, cdo prefekturë do të ketë regjistrin e vet, duke ofruar një panoramë të ndërmarrjeve mbi aktivitetin, statusin, pronësinë, numrin e të punësuarëve.
Ministri i Teknologjisë, Genc Pollo , nënvizoi Censusi krahas atij të popullisë dhe banesave është një publikim që do japë panoramë të plotë ekonomike të vendit, që nga rilindja e kapitalizmit shqiptar. Sipas tij, Censusi për ndërmarrjet jo bujqësore është kryer brenda parametrave të kërkuara nga EUROSTAT ndaj këto të dhëna do jenë të krahasueshme në nivel rajonal dhe më gjerë.
“Kombinimi i censusit të popullsisë dhe banesave me këtë të ndërmarrjeve jo bujqësore do të krijojnë panoramë të gjendjes social ekonomike dhe data bazën e një sistemi statistikor modern”- tha Pollo.
Ballkanweb.com
Add new comment