INSTAT: Rritet deficiti tregtar, bien importet dhe eksportet

Deficiti tregtar ka pësuar një rritje prej 0.4 përqind në muajin gusht krahasuar me muajin korrik. Sipas të dhënave mujore të INSTAT, këtë muaj deficiti ishte 28.3 miliardë lekë, duke shënua një ulje me 13.8 përqind krahasuar me muajin gusht të një viti më parë.
Edhe eksportet kanë shënuar një rënie krahasuarme korrikun, në shifrën e 12.7 përqind, ku u eksportuan 17 miliardë lekë mallra. Importi ishte 45.3 miliardë lekë, me një ulje pesë përqind krahasuar me korrikun e këtij viti.
"Tregtia me vendet e BE është 62.6 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Austri, Gjermani, Kosovë, Maqedoni, SHBA, etj, dhe për importin, Austri, Bullgari, Gjermani, Kinë, Turqi, etj", thuhet në njoftimin e INSTAT. Albanian Screen
Add new comment