I ftohti shkakton dëme në bujqësi

Kushtet ekstreme me të cilat përballen shumë zona në Shqipëri, veç dëmtimeve aktuale do të sjellin dhe vonesa në prodhimet bujqësore. Duke parë situatën dhe parashikimet për javët e ardhshme, drejtues në Ministrinë e Bujqësisë thonë se në zonat e ulta serat janë përfshirë nga temperatura të ulta për sezonin.
"Në Ultësirën Perëndimore të vendit për shkak të rënies së temperaturave do kenë ndikim në prodhimin në sera. Prodhimi i këtij viti mund të jetë 7- 10 ditë më i vonë dhe do vijë më vonë se sa sezoni normal në vitet e kaluara"- tha zëvendësministri i Bujqësisë Ndoc Fasllia.
Situta mund të jetë më problematike në zonat malore, ku reshjet e dëborës kanë mbuluar gjithçka.
"Kushtet e vështira të motit të krijuara sidomos për shkak të rreshjeve të mëdha të borës kanë krijuar probleme me pemtarinë. Kemi të dhëna se ka probleme në disa zona, atje ku trashësia e borës ka kaluar 2 metra. Kemi të dhëna se ka dhe dëmtime, megjithatë nuk mund të flasim për një numër të saktë, por me përmirësimin e kushteve të motit do të bëjmë edhe evidentimin e gjithë pemtarisë së dëmtuar, vreshtarisë nëse ka dhe të japim edhe rekomandimet e nevojshme dhe ndërhyrjet e nevojshme"- tha Fasllia.
Bllokimi i rrugëve dytësore dhe atyre rurale ka penguar furnizimin me ushqimi për bagëtitë, por sipas zëvëndës ministrit ende nuk ka njoftime për mungesa në ushqim. Ndërkohë, bordet e Kullimit në çdo rreth kanë punuar për të mos penguar kullimin e tokave dhe bllokimin e kanaleve.
Albanian Screen
Add new comment