Haradinaj: Së shpejti do të jem kryeministër

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se së shpejti do të marrë udhëheqjen e Qeverisë së vendit. Këto komente kreu i AAK-së i ka bërë të martën pas një vizite në qytetin e Malishevës. “Synoj me marrë udhëheqjen e Qeverisë, është një projekt i cili ka filluar më herët dhe në rast se do të realizohet, e që shpresojmë së shpejti, atëherë ish kanë mirë, sepse kisha filluar me fol me punë. Në rast se jo, do t’i respektojmë të gjitha zhvillimet e deritanishme në institucione dhe do të presim zgjedhjet e rregullta në vend", ka pohuar Haradinaj. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se synon të qeverisë me vendin dhe se nuk do të pranojë asnjë pozitë tjetër. "Unë kam dhënë një ofertë që ka të bëjë me udhëheq Qeverinë, me mund me ndryshu gjendjen në vend. Pra vetëm këtë, jo tjetër", ka thënë Haradinaj.
Procesi ndaj Limajt i çuditshëm
Kurse, procesin gjyqësor ndaj deputetit të PDK-së Fatmir Limajt, dhe bashkëluftëtarëve të tij, Haradinaj e ka quajtur proces të çuditshëm. Ai, tha se temat e luftës janë tema që i janë imponuar popullit të Kosovës, dhe UÇK është munduar ta mbrojë popullin duke thënë se kjo do të vërtetohet edhe në këtë rast. Haradinaj ka thënë se nuk duhet ndërhyrë në procese të tilla, por të lejohet që ato ta mbërrijnë fundit e vet.
KOSOVA SOT
Add new comment