Greva në kaos, ish-nëpunësit ikin e vinë, pasi 'ushqehen' me serum

Ngujimi i ish-nëpunësve të administratës publike, afër selisë kryeministrore vijon për të katërtën ditë, ndërsa nuk kanë munguar hyrje-daljet e pjesmarrësve në grevë. Të shkarkuarit nga puna qëndrojnë në çadrat e vendosura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës.
Dita e katërt e grevës ka sjellë shqetësime shëndetësore për dy grevistë, Ludovik Berishën, ish-zjarrëfikës në Berat dhe Petrit Fejzullahun, ish-financier në ISKSH, drejtoria rajonale në Tiranë, të cilët janë dërguar me ugjencë në spital, dhe pas disa orësh i janë rikthyer grevës. E njëjta situatë u përsërit edhe me ish-grevistin Mehmet Cenmurati i cili iu rikthye grevës pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Gladiola Bardhoshi, ish punonjëse sociale te ndërmarrja e konvikteve, la grevën rreth orës 19:20 të 23 Majit është ndier keq pas 35 orësh pa ngrënë, ajo është vizituar nga mjekët katër herë dhe ka rezultuar se ka pasur probleme me stomakun dhe debolesë për shkak të mosushqyerjes.
Ata janë vizituar disa herë nga krerët e PD, dhe deputetë të selisë blu të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj grevës dhe kauzës së tyre, të cilët kërkojnë rikthimin në punë.
Add new comment