Greqi, sindikatat ftojnë administratën në grevën e rradhës

Postuar në 01 Nëntor, 2012 04:00

 

Dy sindikatat kryesore të Greqisë, të cilat përfaqësojnë punonjësit në administratën shtetërore dhe sektorin privat, kanë ftuar qytetarët në  një grevë të përgjithshme më 6 dhe 7 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj masave të kursimit. 

"Kërkesa kryesore e sindikatës është që parlamenti të mos miratojë masat e papranueshme dhe shkatërruese që ka imponuar Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore Evropiane", thuhet në deklaratën e sindikatave. 

Tre institucionet kanë kërkuar nga Greqia që të bëjë kursime të mëdha në shpenzimet e qeverisë, paga dhe pensione, si kusht për të siguruar këstin e radhës të ndihmës ndërkombëtare. Një ditë më parë  në shenjë  proteste  në grevë u hodhën dhe gazetarët duke lënë vendin  për 24 orë në terr informativ.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.