Greqi, ndryshon harta bankare

Postuar në 06 Tetor, 2012 05:04

Kriza në Greqi dhe në përgjithësi në vendet e Eurozonës ka sjellë ndryshime të rëndësishme në hartën bankare të vendit. Orët e fundit Banka Kombëtare Greke, NGB, i ka propozuar grupit EUROBANK, një bashkim te aksioneve te tyre, ne nje raport 1 me 3, duke krijuar nje banke teper te fuqishme me emrin GRUPI NGB qe do te operoje pervecse ne Greqi, edhe ne rajonin ballkanik, duke pasur deget e saj ne 12 shtete. 

Madje pervec ketij bashkimi,grupi i ri ka ne planet e tij dhe blerjen e Bankes Shteterore Hellenic Post bank, tek e cila NGB dhe EUROBANK zoterojne qysh tani 13% te aksioneve te saj.

Sipas presidentit te NGB Jorgos Zanias grupi i ri bankar do te jete nje prej shtyllave me te fuqishme te sistemit financiar ne vend, pasi do te perbeje burimin kryesor financiar te programeve te zhvillimit per ekonomine duke i bere balle sfidave te kohes dhe kryesisht daljes nga kriza.

Nderkohe qe gjithe mediat vendase e quajne pothuajse te mbyllur kete “deal “gjigand,vleresohet se grupi i ri bankar do te kete asete me vlere 177,7 miliardë euro,kredi prej 109.7 miliardë dhe depozita bankare prej 87.9 miliardë euro.

Banka e re do te kete 944 dege ne gjithe vendin me 18.800 nenpunes. Propozimi per bashkimin e dy bankave ne fjale dhe krijimi i nje kolosi te ri financiar vjen menjehere pasi Credit Agricol ka vendosur te shese deget e saj ne Greqi tek 'Alpha Bank', si dhe pas blerjes se Bankes Agrare nga Banka e Pireut, e cila ka na plan edhe blerjen e degeve te Societe Generale.

Shitjet e bankave shteterore dhe bashkimet e tyre me bankat private jane nje kerkese e eksperteve te troikes dhe kane miratimin edhe te qeverise se kryemistrit Samaras. Krijimi i ketyre grupeve te fuqishme financiare pritet te sjelle nje klime te re besimi tek depozituesit greke, pas hemoragjise bankare ne kater vitet e fundit qe ka bere qe me shume se 80 miliardë euro te shkojne drejt bankave europiane. Skema e re bankare konsderohet se do te jete shpetimtare e vendit,gjithnje ne se Greqia do te mund te qendroje ne Eurozone -vleresojne specialistet ekonomise.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.