Greqi, marrëveshje e liderëve politikë për paketën e masave

Postuar në 27 Shtator, 2012 16:17

Partnerët në qeverinë greke arritën marrëveshjen për paketën e masave të vështira, prej 11,9 miliardë euro. 

Pas një takimi 3 orësh mes kryeministrit Samaras, kreut të PASOK dhe atij të DIMAR, është arritur marrëveshja mbi çështjet kryesore të paketës së re të masave. Kjo u konfirmua nga deklaratat e ministrit të Financave Janis Stournaras, i cili theksoi se "marrëveshja e sotme është një bazë që ne të vazhdojmë negociatat me Trojkën dhe partnerët". 

Kreu i DIMAR Fotis Kuvelis megjithatë tha se "ka shumë çështje të pazgjidhura". "Ne do të kërkojmë zgjatjen e rregullimit fiskal", deklaroi ai për gazetarët. Për zgjatje të periudhës së rregullimit fiskal foli edhe kryetari i PASOK, Evangelos Venizelos, i cili u shpreh se "zgjatimi i kohës do të na mundësojë rritjen dhe zhvillimin”. Venizelos, duke iu drejtuar popullit grek, premtoi se PASOK do të luftojë që masat, të jenë me të vërtetë të fundit. 

Në bazë të propozimit përfundimtar të Ministrisë së Financave, që do t’iu shtrohej partnerëve të qeverisë: 
1) shpëtohen kompensimet për personat me nevoja të kufizuara, pensionet e fermerëve OGA, ndërsa Kompensimi i Solidaritetit Social për pensionistët, EKAS do të jepet nga mosha 64 vjeç e lart. 
2) priten paga e 13 dhe e 14 për nënpunësit e sektorit publik dhe pensionistët. 
3) mbeten reduktimet mesatare në borderotë e veçanta. 
4) rritet mosha e daljes në pension nga 65 në 67 vjeç. 

Takimi i liderëve politikë u zhvillua pak ditë para se përfaqësuesit e Trojkës të kthehen në Athinë, për të vazhduar negociatat dhe për të hartuar raportin, që do t’i paraqitet Eurogrupit më 8 tetor dhe të Samitit të Lartë të BE-së, më 18-19 tetor. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.