Greqi, grevë 24 orëshe të mërkurën, sot heshtin mediat

Postuar në 24 Shtator, 2012 04:17

Sindikatat e sektorit publik dhe privat, kanë paralajmëruar grevë mbarëkombëtare për ditën e mërkurë, ndërsa sot mediat në Greqi janë në grevë 24-orëshe. 

Gazetarët, që punojnë në gazeta, radio dhe televizionet private, radio komunale, faqet e lajmeve, dhe mjeteve të tjera kanë ndërprerë transmetimet e lajmeve dhe përditësimin e faqeve të internetit deri nesër në orën 6:00. 

Gazetarët kërkojnë të anulohet ligji që prek marredheniet e punës, respektimin e kontratës kolektive, protestojnë kundër pushimeve nga puna dhe uljes së pagave etj. 
Ndërkohë të mërkurën vendi do të paralizohet nga greva e sindikatave të sektorit publik dhe privat, grevë që do të shoqërohet dhe me tubime të protestuesve. 

Në grevë do të përfshihen zyrtarët publikë në zyrat tatimore, në zyrat lokale dhe komunale, inspektorët tatimorë, profesorët dhe mësuesit, mjekët dhe infermieret, tregtarët, avokatët, inxhinierët, punonjësit e bankës dhe shoferët e transportit publik. 
Grevat dhe protestat zhvillohen kundër paketës së re të masave që pret të finalizohet dhe që parashikon shkurtime të tjera pagash dhe pensionesh. 

 

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.