Greqi, grabiten me armë 65 antika në muzeun e vjetër të Olimpias

Grabitje me armë ka ndodhur sot në mëngjes herët në muzeun e vjetër të Olimpias nga dy persona, të cilët morren prej andej rreth 65 objekte me vlere.
Grabitësit vunë në shënjestër sot në mëngjes një nga muzeumet më të mëdha dhe më të pasura në vend, Muzeun e Olimpias Antike.
Vjedhja u vu re nga rojet në orët e para të mëngjesit dhe pas kontrollit të parë u konstatuan më shumë se 60 antika të zhdukura.
Sipas raporteve, të dy grabitësit e maskuar kanë bllokuar rojen e natës dhe kanë marre antikat me vlerë, bizhuteri ari, monedha të vjetra e objekte të tjera.
Ndërkohë më herët ministri i Kulturës Pavlos Gerulanos paraqiti dorëheqjen.
Polica po kryen hetime për të gjetur gjurmët e autorëve.
Vetëm pak muaj më parë në Galerinë kombëtare të Athinës grabitësit zhdukën 3 vepra me vlerë, një nga të cilat “Kokë gruaje” e Picassos.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Comments
Nisi rikthimi i atyre qe
<p>Nisi rikthimi i atyre qe quhen greke, ne origjine. Sado qe u perpoq bota perendimore qe nga viti 1821, per ti terhequr ata me zor pas vetes, ajo nuk ja doli.</p><p>Greqia nisi te kthehet aty ku e ka vendin, ne Ballkan.</p>
Add new comment