Goditen me leva dy punonjës të INUK gjatë aksionit te Unaza e Re

Postuar në 14 Nëntor, 2014 12:52

TIRANE - Dy punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë mbetur të plagosur, pas një konflikti me një person, gjatë aksionit të ditës së sotme në Unazën e Re në Tiranë për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Të plagosur mësohet se kanë mbetur një punonjës i INUK dhe një fadromist, ndërsa është shpallur në kërkim autori, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Sipas policisë, dy të plagosurit janë qëlluar me leva dhe me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, çka ka sjellë edhe plagosjen e tyre. menjëherë është bërë transportimi i tyre në spital, ku mësohet se pas ndihmës mjekësore, dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa është shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve të rendit. Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

INUK prej ditësh po zhvillon aksione në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.