Gjyqtari, biletë për të parë ndeshjen e Bajernit në Gjermani.

Postuar në 22 Tetor, 2014 03:41

Problemi i korrupsionit mbetet një nga më të mprehtit në vend. Vetë deputetët e Kuvendit apo edhe vetë kasta e lartë e gjyqtarëve ka theksuar gjithmonë se korrupsioni duhet luftuar por metoda e shpërndarjes së qarkullimit të parave të pista duket se është ndërlikuar. Kjo pasi zyrtarët e lartë shqiptar kanë filluar që të përfitojnë nga shtetit kosovar si për udhëtime ashtu edhe për ngritje biznesesh. Ndonëse ILDKPKI nuk ka nxjerrë emra konkretë për këto persona, sërish akuzat më të mëdha janë hedhur ndaj gjyqësorit.

Në datë 19 prill teksa po diskutohej ligji për ILDKPKI-në, në Komisionin e Ligjeve deputeti Pandeli Majko theksoi se gjyqtari kishte blerë biletën për të parë ndeshjen e Bajernit në Gjermani.

“Ju e dini shumë mirë. Ishim duke shkuar në Mynih, bashkë me ne ishin dhe gjykatës që kishin prerë biletën për të parë ndeshjen e Bajernit. Më falni miqtë e mi. Të gjithë ne kemi këto rroga që kemi, ju del juve të bleni biletën dhe të shkoni të shikoni ndeshjen?! Ju del ju të bëni gallatë me të ardhurat tuaja dhe të shkoni të shikoni ndeshje?!”,- ka thënë Majko.

Por pas qëndrimit të djeshëm të ILDKP-së duket kasta e gjyqësorit edhe jo vetëm ka filluar shpërndarjen e pasurive të tyre nëpër vendet jashtë Shqipërisë dhe jo vetëm Kosovën. Në fund të deklaratës ILDKP-së lidhur me takimin e zhvilluar me homologun kosovar u theksua se kjo marrëveshje duhet të shtrihet edhe në vendet e tjera në rajon duke lënë të kuptohet se shpërndarja e bizneseve nuk është bërë vetëm në dy shtetet shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.