Gjermani, përkujtohet masakra e Mynih 1972-shit

Postuar në 05 Shtator, 2012 09:24

Ministrat gjermanë do t’i bashkohen të mbijetuarve izraelitë të masakrës së ndodhur në Lojrat Olimpike të Mynihut 1972, në përkujtimin e ngjarjes në aeroportin ku ndodhin tragjedia. 

Një ceremoni do të zhvillohen në pistën ushtarake të Fajershtenfeldbrykut, ku u vranë nga terroristët palestinezë nëntë prej 11 atletëve të rrëmbyer nga fshati olimpik.

Dy të tjerët u vranë brenda dhomave të tyre, pasi i bënë rezistencë pengmarrësve.

Në përvjetorin e ngjarjes së konsumuar në datat 5-6 shtator të 1972-shit, disa lidera botërorë kryen homazhe dhe cilësuan sulmin si një “akt shokues të së keqes”.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, u shpreh se “ajo masakër ka hyrë në histori si tradhëtimi i të gjithë vlerave të lëvizjes olimpike”. 

Më parë gjatë vitit, në Londër 2012, organizatorët ngjallën tërbimin e familjarëve të viktimave, me vendimin e tyre për të mos mbajtur një minutë heshtje në ceremoninë hapëse për të përkujtuar atletët e rënë, ndonëse sivjet shënohej 40 vjetori i sulmit.

Sipas organizatorëve, një minutë heshtje do të “stononte” në festën e hapjes, që synonte të përcillte mesazhin olimpik të bashkimit të kombeve.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.