Gay-t, në 14 maj pedalim me biçikleta kundër homofobisë

Postuar në 05 Maj, 2012 05:39

Komuniteti LGBT (lesbike, gay, biseksual e transeksual) ka lajmëruar se në datën 14 maj do të zhvillohet një pedalim me biçikleta në kuadër të luftës kundër homofobisë. 

Gjithashtu, ky komunitet bën me dije se ‘Ekovolis’ do të mbështesë këtë event duke vënë në dispozicion të organizatave LGBT, 100 biçikleta me të cilat është planifikuar të bëhet një xhiro përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. 

Ky komunitet para disa kohësh, paralajmëroi edhe mbajtjen e një parade e cila mendohet të zhvillohet në 17 maj, megjithatë pas reagimeve të forta që pati në lidhje me këtë ngjarje nuk bëhet e ditur nëse ajo do të zhvillohet apo jo.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.