Gara presidenciale në SHBA, beteja për shtetin e Virxhinias

Gara për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është përqëndruar këto ditë në shtetin e Virxhinias ku presidenti Barack Obama dhe sfidanti i tij republikan, Mitt Romney zhvilluan tubime elektorale. Virxhinia është një nga shtetet e rëndësishme që do të vendosë për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Duke folur para votuesve, Obama njoftoi temën e re të fushatë së tij që ai e ka cilësuar "patriotizëm ekonomik". Ai tha se do të duhet kohë të rregullohen problemet e një ekonomie që ka qenë në rënie prej dekadash. Ai siguroi votuesit se politikat e Shtëpisë së Bardhë do të funksionojnë.
Sondazhet sugjerojnë se presidenti Obama qëndron në avantazh dnaj rivalit Romni, me 49 për qind, kundrejt 42 për qind të republikanit. Albanian Screen
Add new comment