Fullani: Rritja ekonomike e ngadaltë

Postuar në 28 Qershor, 2012 03:50

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit pasi sipas saj kushtet monetare janë të përshtatshme për të përmbushur objektivin e inflacionit në periudhën e ardhshme.

"Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë në 5 muajt e parë të vitit flasin për një zgjerim të ngadaltë të ekonomisë. Ecuri të dobët ka patur në sektorin prodhues, në tre mujorin e parë, ndërkohë sektori i shërbimeve paraqitet më i përmirësuar kundrejt tre mujorit të parë të vitit të kaluar",- tha Fullani.

Sipas tij, sektori privat vazhdon të ketë kërkesë në rënie për kredi bankare. Kërkesa e biznesit është në rënie, si pasojë e mosshfrytëzimit të plotë të kapaciteve prodhuese dhe për pasigurinë e kërkesës në të ardhmen.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.