Freedom House: Rritet shtypja e lirisë në internet

Një raport i ri i grupit për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut me seli në SHBA, Freedom House, njofton se qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit, ndërkohë që mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara.
“Liria në internet 2012”, që mbulon vitin 2011 dhe gjysmën e parë të vitit 2012, gjithashtu citon një tërheqje prapa të shoqërisë civile në kundërshtimin e represionit online.
Sipas raportit, fenomeni i komentatorëve të paguar pro-qeveritarë është vërejtur në 14 prej 47 vendeve të studiuara dhe sulmet kibernetike ishin edhe më të përhapura, transmeton REL.
Ligjet që kufizojnë lirinë në internet dhe sulmet fizike kundër kritikëve online kanë shënuar rritje. Irani, Kuba, dhe Kina kanë marrë pikët më të ulëta, ndërsa Bjellorusia dhe Uzbekistani u renditën gjithashtu në vendet “jo të lira”. Estonia u vlerësua si vendi më i lirë për internet.
Ballkanweb.com
Add new comment