Fluks ankesash për duhanin në bare, kontrolle edhe natën

Postuar në 26 Shtator, 2012 10:14

Task - forca që po merret me inspektimet e zbatimit të ligjit kundër produkteve të duhanit raporton të dhënat e fundit. Kreu i saj Roland Shuperka thotë se afro 72 përqind e bareve dhe restoranteve të kontrolluar dy ditët e fundit po respektojnë ligjin. Megjithatë nuk kanë munguar as gjobat, afro 80 janë vendosur nga inspektorët sanitarë dhe ata të task - forcës dhe 7 përqind e tyre janë paguar menjëherë. Shuperka thotë se shumë shpejt do të përshkallëzohen masat duke u rritur vlera e gjobës në  rastet kur i njëjti subjekt  pas gjobës së parë vazhdon dhe shkel ligjin.

"75 përqind e subjekteve që janë gjobitur një herë vazhdojnë të thyejnë ligjin. Ligji e parashikon sa herë që ju nuk zbatoni ligjin, po aq herë do të penalizoheni. Nga këto studime ne po nxjerrim propozimet për Parlamentin që gjobat e dyta, të treta të jenë në një përqindje të rritur gradualisht duke menduar që gjoba e dytë duhet 150 përqind mbi të parën, dhe tjetra 200 përqind mbi gjobën e dytë",tha Roland ShuperkaKreu i Task - forcës të duhanit.

Edhe qytetarët kanë bërë denoncime dhe afro 34 përqind e kontrolleve janë kryer, pasi ata janë ankuar pranë task - forcës. Lokalet e natës janë shkelësit më të mëdhenj të këtij ligji dhe inspektorët paralajmërojnë se cdo mbrëmje deri në ora 1.00 e mesnatës grupet e task-forcës do të kontrollojnë dhe këto subjekte.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.