FEB: Shqipëria rënie me 11 vende

Ekonomia shqiptare ka rënë me 11 vende në krahasim me një vit më parë sipas vlerësimit të ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror. Indeksi i konkurueshmërisë globale që llogaritet duke marrë të dhënat bazë të ekonomive të 144 vendeve të botës e rendit Shqipërinë në vendin e 89-të, ndërsa një vit më parë ajo renditej në vendin e 78-të.
Nga renditja e vendeve të Ballkanit, Shqipëria paraqitet më mirë se Serbia e Greqia e përfshirë nga kriza, por Bosnja e Moldavia paraqiten me indeks më të mirë të konkurrueshmërisë së ekonomisë së tyre.
Vlerësimi lidhur me ekonominë shqiptare i është besuar Institutit të Studimeve Bashkëkohore të drejtuar nga ish- kandidati për president Artan Hoxha, njoftohet ne raportin studimor 2012- 2013. Vendi ynë shënon rezultate shumë të ulta në inovacionin e biznesit dhe zhvillimin e tregut financiar. Vendin e parë për këtë vit sa i përket konkurrueshmërisë globale e mban sërish Zvicra. Albanian Screen
Add new comment