Egjipt, përleshje në Kajro

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:46

Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi janë përleshur me përkrahësit e tij në Kajro, në atë që është thënë të jetë incidenti i parë i tillë, që kur presidenti islamik mori pushtetin dy muaj më parë. 

Në sheshin Tahrir të Kajros, grupe rivale të rinjsh hodhën gurë dhe shishe boshe ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që demonstrata të vogla janë raportuar në zona të tjera të kryeqytetit.Kundërshtarët akuzojnë Morsin dhe Vëllazërinë e tij Myslimane se po kërkojnë të monopolizojnë pushtetin.

Ministria e Brendshme bëri paralajmërime kundër “trazirave” dhe vendosi forca të sigurisë rreth pallatit presidencial për të parandaluar afrimin e protestuesve.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.