Drejt përfundimit zbulimi i kalasë së Grezhdanit

Postuar në 14 Tetor, 2012 04:11

 

Së shpejti, një ndër kalatë më të mëdhaja të Ballkanit, ajo e Grezhdanit do të zbulohet e gjitha. Arkeologët e Drejtorisë së Kulturës do të mundësojnë këtë falë punimeve restauruese e konservuese që po kryejnë. 
 Prej disa kohësh kalaja e Grezhdanit ka qenë në fokus të arkeologëve për të zbuluar më shumë detaje lidhur me historinë e krijimit të saj. Gjatë këtyre ditëve është punuar për heqjen dhe zbulimin e portës jugore dhe kullës lindore. Aktualisht janë zbuluar disa pjesë kryesore të saj. 
 Instituto i Arkeologjisë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale  të Kulturës Kombëtare kanë plotësuar kalanë edhe me sinjalistikë informuese turistike. Kalaja daton në shekullin IV dhe konsiderohet nga më të mëdhatë në Ballkan me një sipërfaqe prej 34 hektarësh.  Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.