Cannabis në toka pa pronar

Postuar në 30 Qershor, 2012 08:31

Cannabis sativa vazhdon të kultivohet ende në zona të ndryshme të Lumit të Vlorës. Kamera e Top Channel ishte në një zonë të largët të këtij qyteti, ku në një parcelë të hapur rishtaz dhe pa pronar lulëzonin rreth 100 rrënjë rrenje canabis ssativa. 

Parcela e cila eshte në një tokë pa pronar është hapur nga banorët e zonës të cilët kanë gjetur dhe burimin e ujit për të vaditur këto bimë. Me një lartësi mbi 2 metra, bimët për pak ditë jane gati për tu korrur nga përsonat të cilët i kane  mbjellë. Parcela në të cilën eshte mbjellë kanabis  është e rrethuar më bimë të tjera dhe kjo e ben qe te mos duket nga larg. 

Policia e Vlorës prej disa ditësh ka nisur aksionin për prerjen e Kanabisit në zona të ndryshme të Lumit të Vlorës, e cila ndodhet në hartat e policisë së Vlorës, si një nga zonat më problematike për kultivimin e kësaj bime. Megjithë fletpalosjet si dhe me thirjet që policia e Vlorës i ka bërë kultivuesve të kësaj bime, banorët ende vazhdojnë ta mbjellin ate, tashme në parcela dhe toka pa pronar.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.