Bulqiza mbetet pa ujë

Postuar në 21 Gusht, 2012 11:13

Bulqiza është një nga qytetet me problemet sociale më të mëdha në vend dhe së fundmi banorët vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm. 

Prej një muaji ata nuk furnozohen me ujë dhe më problematike situata është në lagjet Minatori dhe Gjelogu. 

Banorët akuzojnë ndërmarrjen e ujësjellësit, e cila nuk është në gjendje të menaxhojë situatën pasi sipas tyre është e para herë që në këto 20 vite përballen me një situatë të tillë, që në qytetin e Bulqizës të mos ketë ujë kur ai zotëron burime të bollshme uji. 

“Ka 2-3 muaj që s’kemi asgjë, s’vjen asnjë pikë. Kështu si këtë herë nuk ka bërë kurrë vaki”, thotë një banore. 

Në banesat e familjeve në Bulqizë nuk ka ujë, ndërsa në pikat e lavazheve uji rrjedh me presion të lartë. Për çështjen e mungesës së tejzgjatur të furnizimit me ujë, drejtuesit e ujësjellësit nuk kanë preferuar të japin shpjegime.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.