Bizhga:Në Lazarat nuk ka plantacione me drogë

Postuar në 24 Maj, 2014 12:22

Zv/drejtori i Policisë së Shtetit Sokol Bizhga, në 4 maj ka vizituar fshatin Lazarat së bashku me zv/drejtorin Altin Qato. Vizita në “fshatin e ndaluar” ka qenë në kuadër të masave për parandalimin e kanabisit si dhe për përcaktimin e grupeve të përbashkëta të punës.

Në deklaratën e tij para mediave zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit u shpreh se: “Shkuam me zv/drejtorin Qato si për të kaluar një fundjavë, pa paralajmërim. Takuam njerëz në rrugë, na pritën shumë mirë. Pimë një kafe në qendër të fshatit. Duhet të çoni grupe vetë aty të konstatoni si është gjendja. Unë gjykoj që gjendja është normale, ne nuk shikojmë sipërfaqe të kultivuara. Nuk kemi parë plantacione me kanabis”.

Për të hedhur dritë mbi këtë deklaratë kamera e televizionit “A1 Report” udhëtoi drejt Lazaratit dhe mundi të sigurojë këtë panoramë fotografike në plantacionet me drogë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.