"Bie" Hollande, 52 % të pakënaqur me presidentin

Postuar në 05 Shtator, 2012 05:55

Tre muaj pas nisjes së detyrës si president i Francës, François Hollande përballet më rënie të besimit nga publiku, ndërsa një sondazh i Institutit IFOP tregon se 52 për qind e të anketuarve shprehen të pakënaqur me kreun socialist të shtetit. Kritikat më të shpeshta në adresë të presidentit janë ato për mosveprim në kushtet e një ekonomie në krizë dhe papunësisë së lartë. Rënia në popullaritet e vendos Hollande në një pozicion delikat përballë zemërimit të publikut në një kohë që përgatitet për buxhetin e vitit 2013, ku parashikohen 30 miliardë euro kursime. Këto fonde janë të domosdoshme të kursehen nga shpenzimet për shkak të defiçitit buxhetor që duhet të plotësojë standardet e vendosura nga Bashkimi Europian. Hollande pritet t'i këkrojë Parlamentit edhe ratifikimin e paktit fiskal, për të cilin euroskeptikët thonë se do ta ekspozojë Francën drejt masave më të ashpra shtrënguese.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.