Berisha merr në mbrojtje gjyqtarët: Rama po i terrorizon për pasurinë.

Ish-Kryeministri Berisha ka mërrë nën mbrojtje të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë, mbi të cilët sipas tij po ushtrohet terror stalinist nga Kryeministri Rama, duke ndërsyer mbi tat ë gjitha institucionet që t’u zbulojnë pasurinë.
Kulmin e këtij “terrori”, Berisha konsideron pezullimin e tre gjyqtarëve: Gjin Gjonit, Miranda Çekrezit dhe Klorinda Çelës, pasi kishin dhënë vendime kundër qeverisë.
Në mesazhin e tij në Fb, ish-kreu i Qeverisë dhe PD-së, shkruan:
“Ditët e fundit janë ditët e kulmimit jo vetem te trafikut te droges por dhe te terrorit me te eger stalinist te Edvin Kristaq Rames ndaj drejtesise. Elemente te ketij terrori jane telefonatat personale, kercenuese te Rames bere gjyqtareve ne prag ose pas vendimeve te tyre gjyqesore. Por terrori stalinist i Edvin Kristaq Rames ndaj drejtesise po kulmon keto dite. Keshtu, ai dergoi per mase pezullimi nga detyra tre gjykates qe kishin dhene vendime kunder qeverise dhe ne mbrojtje te qytetareve.
Njeri nga keta ishte gjykatesja Klorinda Çela, e cila eshte fajtore sepse koleksionisti i ikonave Gjergji Thimio, ne seancen gjyqesore akuzoi ne sallen e gjyqit Edi Ramen dhe Koço Kokedhimen se i kane vjedhur mbi 1000 ikona dhe objekte te tjera muzeale, gje per te cilen gjykatesja urdheroi, ne perputhje me ligjin, nisjen e hetimit.
Per gjykatesen e Elbasanit qe hodhi poshte kerkesen e qeverise per pezullimin e gjykatesit Gjoni, Rama kerkoi shkarkimin e saj nga detyra.
Disa dite me pare Rama urdheroi shefin e fshehjes se larjes se parave te baroneve te droges ne qeveri dhe mazhorance, te kontrolloje llogarite bankare te te gjithe gjykatesve dhe njofton se ka ndersyer kunder gjykatesve te gjitha institucionet e kontrolluara prej tij.”
Berisha gjykon në fund se “do të mbeshtese pa lekundje ndeshkimin e çdo akti korruptiv pa perjashtim tek çdo gjykates apo zyrtar, por, - sipas tij, - sulmi kolektiv nda gjykatesve perben nje nga aktet me staliniste dhe shkatrrimtare per demokracine, shtetin ligjor, sigurine ligjore, te drejtat e qytetareve.
Comments
Sali, kam lexuar dosjen per
<p>Sali,</p><p>kam lexuar dosjen per djalin, vajzen, bashkeshorten dhe Ju. Dhe e dini nga kush eshte sajuar kjo dosje. Nga nje sherbim i huaj qe eshte shperndare ne shume vende. Ju pret nje seance familjare gjyqesore, sapo te reformohet drejtesia. </p><p>Te uroj shume fat</p>
Add new comment