Amnistia fiskale për makinat, falen 4.6 miliardë lekë

Postuar në 01 Shkurt, 2012 13:27

 Llogariten në mbi 4.6 miliardë lekë detyrimet të papaguara të mjetëve, të falura në kuadër të amnistisë fiskale. Pjesa dërrmuese e kësaj shumë i përket makinave të crrecstruara. Shifrat u bënë publike gjatë analizës së punës për vitin 2011 të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

“Taksa të falura për mjetet që janë në qarkullim 8058 copë të cilave ju janë falur 15 230 vite me vlerë 331 314 675 lekë. Taksa të faluara për mjete të crregjistruara përfundimisht apo të dala jashtë përdorimit janë 33 307 mjete, të cilave u janë faluar në total 141 791 vite me vlerë 4 miliardë e 326 milionë lekë. Pra, qytetarët dh e biznesi shqiptar kaq përfituar gjithsej nga taksa të faluara 4 miliardë e 657 milionë lekë taksa të faluara që i përkasin 41 365 mjeteve”,- u shpreh kreu i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari. 

Kreu i shërbimit të Transportit Rrugor, bën të ditur se edhe gjatë këtij viti puna do të përqëndrohet në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve me qëllim që procedurat për regjistrimin e mjeteve apo për pagesën e taksave vjetore të kryhen në një kosto më të shkurtër. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.