Akciza në dogana, nuk parapaguhen pullat fiskale

Postuar në 26 Qershor, 2012 04:37

Taksa e akcizës nga prodhuesit e pijeve alkoolike nuk do të paguhet me anë të pullës fiskale. Prodhuesit do të pajisin mallin me pullë fiskale, por akcizën do ta paguajnë kur ta hedhin produktin në treg për konsum. Ligji i ri për akcizën parashikon që kjo taksë të mos parapaguhet.  

Drejtoria e Doganve organizoi një takim me biznesin e prodhimit të pijeve alkoolike në rajonin e Tiranës për të prezantuar risitë që sjell ligji i ri "Për akcizën" si dhe mënyrën e pagësës të kësaj takse për pijet alkoolike. Ky ligj ashpërson sanksionet mbi abuzimet nga biznesi. 

Ligji i ri për akcizën është miratuar në Kuvend dhe pritet të dekretohet nga Presidenti. Akciza duke filluar nga data 1 tetor do të paguhet vetëm në dogana. Produktet që përjashtohen nga akciza janë rakia e prodhuar për konsum vetiak deri në 100 litra dhe vera deri në 200 litra.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.